E-TJERA

"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore

"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i

Prestigjiozja britanike The Times i ka kushtuar vëmendje protestave studentore në Shqipëri, duke raportuar mbi kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përshkallëzimin e përplasjeve në rrugët e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, The Times shkruan se Rama ka refuzuar të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave që kanë përfshirë kryeqytetin. Sipas medias britanike, demonstruesit kanë ngritur shqetësime për kostot e larta të studimeve dhe korrupsionin e pretenduar, ndërsa kanë kërkuar largimin e kryeministrit.

The Times e përshkruan këtë valë protestash si sfidën më të dhunshme ndaj qeverisjes 13-vjeçare të Ramës. Kryeministri, sipas postimit, iu përgjigj kërkesave për largimin e tij duke refuzuar dorëheqjen.

 

Të fundit