E-TJERA

U përplas me 6 policë, gjykata “kyç” në shtëpi Klevi Metajn, masa sigurie edhe për 7 protestues të tjerë

U përplas me 6 policë, gjykata “kyç” në

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për tetë protestuesit e ndaluar pas përplasjeve me Policinë gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit.

Mes tyre është edhe 22-vjeçari Klevi Metaj, i cili u përlesh me gjashtë punonjës policie gjatë protestës. Për të, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Nga tetë personat e ndaluar, pesë do të qëndrojnë në “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerë do t’i nënshtrohen masës “detyrim për paraqitje”.

Masat e sigurisë të caktuara nga gjykata janë:

Klevi Metaj – arrest në shtëpi

Olsi Vogli – detyrim për paraqitje

Xheison Petoku – arrest në shtëpi

Erald Zenollari – arrest në shtëpi

Hamza Bushi – detyrim për paraqitje

Korado Aliaj – arrest në shtëpi

Kalosh Hysbajrami – arrest në shtëpi

Brixhet Bali – detyrim për paraqitje

Të fundit