E-TJERA

Koçeku takon vajzat e konviktit të sulmuar në QS: Thonë se nuk ishin protestuesit, por një sulm i orkestruar

Koçeku takon vajzat e konviktit të sulmuar në QS: Thonë se

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka vizituar mbrëmjen e djeshme një nga godinat e konvikteve të vajzave në Qytet Studenti, e cila u sulmua nga disa persona të maskuar.

Koçeku deklaron se ka komunikuar me vajzat e strehuara në godinën e sulmuar. Deputetja shprehet disa vajza janë lënduar nga sulmi dhe se kanë pohuar për të se nuk janë sulmuar nga protestues, por një sulm i orkestruar.

“Unë kam folur me shumë vajza prej tyre që ishin të pranishme, ku edhe janë lënduar prej gurëve të hedhur. Ato pohojnë se ai sulm nuk u shkaktua aspak prej studentëve, por është një sulm i orkestruar dhe i bërë me shkak për të dëmtuar besimin te protesta, për të shpërndarë studentët, dhe të detyrojnë prindërit të tërheqin fëmijët nëpër rrethe dhe për të mos i lënë në Tiranë të protestojnë”, shprehet Koçeku.

 

Të fundit