Ditari i Opozitës

PD në mbrojtje të studentëve protestues, vë në dispozicion grupin e avokatëve dhe numrin e emergjencës

PD në mbrojtje të studentëve protestues, vë në

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, njofton krijimin e një grupi avokatësh, të cilët janë në dispozicion 24 orë në 7 ditë, për të ofruar asistencë dhe mbështetje ligjore për çdo protestues që shoqërohet, ndalohet apo arrestohet në lidhje me pjesëmarrjen në protestat studentore.

Grupi i avokatëve do të ofrojë asistencë ligjore pranë organeve të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me qëllim garantimin e të drejtave ligjore të çdo protestuesi dhe mbrojtjen e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Grupi i avokatëve përbëhet nga:

* Marash Logu
* Eda Grimci
* Adriana Kalaja
* Franc Nuri
* Shaqir Manjani
* Besart Logu
* Ledio Nuraj

Çdo protestues që ka nevojë për asistencë ligjore mund të kontaktojë në çdo kohë në numrin:

📞 067 482 5149

Partia Demokratike dhe Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore ritheksojnë rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të protestuesve, si dhe të garantimit të procesit të rregullt ligjor për çdo qytetar që përballet me procedura policore apo gjyqësore.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT,  PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit