E-TJERA

"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës

"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe

Një debat në rrjetet sociale ka degjeneruar në fyerje mes kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe ish-zëvendësministrit të Arsimit, Oltion Rrumbullaku.

Përplasja nisi pas një komenti të Rrumbullakut në një postim në Facebook të Ballës, ku ish-zyrtari i drejtohet deputetit socialist me një pyetje për praninë e personave që, sipas tij, po kërkoheshin nga gjimnazet.

“Ku e keni praninë besnike, nesër se po interesohen nga gjimnazet?”, shkruan Rrumbullaku.

Përgjigjja e Ballës ishte e ashpër, me deputetin socialist që iu kundërpërgjigj ish-zëvendësministrit me një fyerje personale.

“Kemi bërë edhe ne gabime, se kishim një zëvendës ministër hale si puna jote”, shkruan Balla në koment.

Rrumbullaku nuk e la me kaq dhe vijoi përplasjen me një reagim, duke vënë në pikëpyetje rolin e Ballës në debatet politike kundër Partisë Demokratike në vitin 2013.

“O hale e qelbur. O vemje! Po kush ishte në debatet kryesore kundër PD-së në 2013? Nuk ishe ti, o vemje. Isha unë, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri. Ti nuk ekzistoje fare. Vemje”, shkruan Rrumbullaku në reagimin e tij.

"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe

Të fundit