Flash News

Ditari i Opozitës

Masat ndaj protestuesve, Berisha akuza të forta: Rama i diktoi përmes një gjyqtareje në konflikt interesi

Masat ndaj protestuesve, Berisha akuza të forta: Rama i diktoi përmes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimet e gjykatës për masat e sigurisë ndaj protestuesve, duke pretenduar se ato janë diktuar nga kryeministri Edi Rama përmes një gjyqtareje në konflikt interesi.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha e krahasoi masën e sigurisë ndaj studentit Klevi Metaj me atë të Ergys Agasit dhe të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke paralelizuar se si një student paqësor merr të njëjtën masë me "bandën e AKSHI-t".

Berisha: PD dënon me forcën më të madhe vendimet e sotme të dhëna nga një gjykatëse në konflikt të hapur interesi, e cila për definicion me ligjin, në respekt të ligjit, për shkak të pozicionit të bashkëshortit, duhet të refuzonte vlerësimin e masës ndaj heronjve të revoltës studentore.

Masat politike të dhëna nga Edi Rama përmes gjykatës, a mund të imagjinoni ju, studenti Metaj, luani i protestës pa asnjë akt dhune përveç reagimeve plotësisht të ligjshme ndaj narkobanditëve që e arrestuan dhe donin ta rrëmbenin, e lënë në arrest shtëpie njëlloj si Karçanajn e AKSHI-t të Surrelit.

A mund të imagjinohet një gjë e tillë? Ajo që me Ergys Agasin dhe bandën e AKSHI-t ka zhdukur dhe shpërdoruar qindra e qindra milionë për llogari të Edi Ramës dhe mafies së tij, ajo ndodhet në arrest shtëpie njëlloj si studenti guximtar që u mbrojt me heroizëm, u mbrojt me guxim të jashtëzakonshëm nga shtatë narkobanditë që e rrethuan pa asnjë motiv. Vendimet e sotme janë marrë në zyrën e Edi Ramës.

Të fundit