Flash News

E-TJERA

Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

Tensionet në protestën e studentëve, mbyllet Ambasada e Izraelit

Ambasada e Izraelit në Tiranë do të qëndrojë përkohësisht e mbyllur. Shkak është bërë protesta e studentëve që po zhvillohet prej 4 ditësh në kryeqytet.

Në një njoftim, ambasada shkruan se hapja e saj do të bëhet në varësi të zhvillimeve.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të evoluojë situata.

Për çështje konsullore urgjente, ju lutemi kontaktoni numrin e telefonit celular të emergjencës të Ambasadës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do t'ju mbajmë të informuar në vijim, sipas nevojës”, shkruan ambasada izraelite.

Të fundit