Flash News
Video/ "Ata janë fëmijët tanë", qytetari i del përballë efektivit: Shporruni! Kjo rini s’ka frikë
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
U përplas me 6 policë, gjykata “kyç” në shtëpi Klevi Metajn, masa sigurie edhe për 7 protestues të tjerë
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës

Protestat dhe kaosi që ka përfshirë prej tre ditesh Tiranën, zemërimi i studentëve dhe kërkesat për largimin e Edi Ramës kanë tërhequr vëmendjen e një prej mediave më prestigjioze në botë, The New York Times.
Në artikullin e saj, gazeta amerikane përshkruan përshkallëzimin e demonstratave, ku pakënaqësia për kostot e arsimit është ndërthurur me akuzat për korrupsion, rritjen e kostos së jetesës dhe kundërshtimin ndaj projektit të resortit luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas medias amerikane, ajo që nisi si protestë kundër projekteve të ndërtimit luksoz dhe për problemet në arsim është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, ndërsa vetë organizatorët pranojnë se situata është bërë gjithnjë e më e vështirë për t'u kontrolluar.
Artikulli i plotë:
Të enjten, mijëra studentë paralizuan kryeqytetin e Shqipërisë, duke ndezur zjarre në rrugë dhe duke ngritur barrikada me elemente hekuri. Zemërimi për kostot e larta të arsimit u shndërruan në protesta të dhunshme, përmes të cilave kërkohet dorëheqja e kryeministrit.
Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke arrestuar dhjetëra persona dhe duke ngritur akuza ndaj pothuajse 100 individëve në total. Megjithatë, duket se këto masa nuk e zbutën presionin në rritje ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Kundërshtimi publik ndaj një projekti për një resort luksoz – të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Trump – u ndërthur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e lartë të jetesës.
Këtë javë, demonstratat që kanë vazhduar prej muajsh për këto çështje u përshkallëzuan në protesta të dhunshme në Tiranë. Kostot e arsimit nxorën në rrugë nxënës të shkollave të mesme, studentë të universiteteve dhe qytetarë të tjerë.
Teksa marshonin drejt Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, disa prej protestuesve u vunë zjarrin koshave të mbeturinave dhe stacioneve të autobusëve, goditën me gurë ndërtesat qeveritare e bankat, si dhe u përleshën me policinë.
“Shqiptarët kanë protestuar për më shumë se 4 muaj duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por askush nuk u ka kushtuar vëmendje kërkesave të tyre" - tha Anila Shehu, studente e vitit të tretë në degën e inxhinierisë. "Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të protestojmë me çdo mjet dhe në çdo mënyrë të mundshme derisa Rama të japë dorëheqjen. Boll më!"
Protestuesit bllokuan disa rrugë, ndezën zjarre dhe shkulën gardhe hekuri për t'i përdorur si barrikada. Disa prej tyre shkulën blloqe betoni nga trotuaret dhe thyen xhamat e ndërtesave që lidhen me qeverinë. Ata gjithashtu shprehën zemërimin e tyre ndaj bankave dhe institucioneve financiare, duke i goditur ato me gurë dhe duke shkatërruar bankomatet. Policia u përpoq t'i frenonte protestat duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Autoritetet njoftuan se kanë arrestuar 55 persona, ndërsa ndaj 98 të tjerëve janë ngritur akuza për vepra penale. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 89 persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve 61 punonjës policie dhe 18 protestues.
Z. Rama, i cili vitin e kaluar siguroi mandatin e katërt si kryeministër pas fitores dërrmuese të Partisë Socialiste, deklaroi se protestat studentore janë marrë nën kontroll nga grupe që synojnë të pengojnë planet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Të enjten, ai vizitoi rrënojat e djegura të Kolegjit të Evropës – një institucion pasuniversitar që trajnon teknokratët e ardhshëm të Evropës dhe që ka degë edhe në Belgjikë e Poloni.
“Kushdo që ka gisht në këtë kaos, me siguri do të mbajë përgjegjësi”, tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Pas ditës së tretë radhazi të protestave, të enjten, nga kontejnerët e mbeturinave ende dilte tym, ndërsa disa dyqane dhe pika turistike qëndronin të mbyllura. Në një dyqan bizhuterish në katin e parë të hotelit "Maritim Hotel Plaza Tirana", punonjësit i mbuluan vitrinat me letër, duke u përgatitur për mundësinë e shkatërrimeve të mëtejshme. Disa protestues i vunë në shënjestër ndërtesa të tilla, duke argumentuar se nisma e qeverisë për një pamje të re urbane – të hartuar nga arkitektë të huaj – shërben për të fshehur neglizhencën ndaj shkollave dhe universiteteve të vetë Shqipërisë.
“Nuk jam kundër protestës. Qëllimi është kundërshtimi ndaj kryeministrit dhe qeverisë," tha Arian Krypci, 57-vjeç, kreu i sigurisë administrative në "FiBank", teksa qëndronte përpara një dege të djegur të bankës së tij, pranë zyrës së kryeministrit.
"Por, që situata të përshkallëzohet në këtë mënyrë, kjo nuk më pëlqen aspak," shtoi ai. "Qeveria duhet të marrë një vendim: ose të japë dorëheqjen, ose të nxjerrë policinë apo ushtrinë në rrugë, sepse ky kaos nuk mund të vazhdojë pafundësisht."
Ajo që nisi si një protestë e udhëhequr nga studentët në mbështetje të demonstratave paqësore kundër projekteve të ndërtimit luksoz, është zgjeruar duke përfshirë grupe tifozësh futbolli dhe të tjerë që shprehin zemërim ndaj qeverisë, shpjegoi Emir Lecini, anëtar i grupit studentor që ndihmoi në nisjen e protestës. “Nuk mund të them se ku do të shkojnë protestat më tej apo cili do të jetë hapi i radhës, sepse situata është bërë e pamundur për t’u kontrolluar,” tha ai. “Megjithatë, ne qëndrojmë pas kërkesës sonë për dorëheqjen e Ramës dhe protestat nuk do të ndalen derisa ai të largohet.”
Protestat kundër projektit që lidhet me Kushnerin nisën pasi një video qarkulloi në internet. Ajo tregonte roje sigurie private, më 30 maj, duke tërhequr zvarrë një burrë që u ishte bashkuar disa dhjetëra banorëve dhe aktivistëve mjedisorë në një plazh në Shqipërinë e Jugut – një zonë që z. Kushner dhe partnerët e tij të biznesit duan ta përfshijnë në një projekt të propozuar për një hotel dhe resort luksoz.
Të njohura si “revolucioni i flamingove” – një aludim për botën e pasur të shpendëve në atë rajon – protestat kishin qenë kryesisht paqësore deri në këtë javë, duke i ngjarë një karnavali të përditshëm në Tiranë.
Për protestuesit, projekti i planifikuar që lidhet me Kushnerin u shndërrua në simbol të një sistemi ku politikanët, të cilët ndjekin interesat e tyre personale, u japin kontrata fitimprurëse miqve të tyre, në kurriz të qytetarëve të thjeshtë. Z. Rama, i cili ka qenë pjesë e qeverisjes herë pas here që nga viti 1998 dhe që është objekti kryesor i zemërimit, krahas Sali Berishës, 81 vjeç, ish-kryeministër që drejton partinë kryesore opozitare.
Muajin e kaluar, z. Rama deklaroi se zhvillimi i projektit ishte pezulluar, ndërsa qeveria po vlerësonte ndikimin e tij në mjedisin përreth. Ai theksoi se vazhdimi i ndërtimit të këtij projekti luksoz varet nga ky vlerësim.
Z. Rama i tha agjencisë Reuters se nuk do të japë dorëheqjen, duke shtuar se një veprim i tillë “do të ishte tradhti ndaj shqiptarëve, të cilët më dhanë një mandat të fortë për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.
Të fundit
Mesazhi i ish-profesorit nga protesta: Mos dhunoni studentët e mi, janë fëmijët tuaj!
16 October 2026, 11:52
Video/ "Po shkoja në punë?", momenti kur policia shoqëron me forcë të riun
16 October 2026, 11:46
"O hale, vemje", plas sherri në Facebook mes Ballës dhe ish-zv.ministrit të Ramës
16 October 2026, 11:34
Protesta studentore, Këshilli Ndërfetar thirrje institucioneve: Qytetarët të dëgjohen
16 October 2026, 11:19
"Rama në burg, Beneti në burg"/ Sulmohet selia e PS-së në Shkodër
16 October 2026, 11:00
Video/ Efektivët tentojnë t'iu bëjnë pritë, studentët e Mjekësisë çajnë kordonin policor
16 October 2026, 10:53
SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash
16 October 2026, 10:41
“Kush je ti të më tregosh punën mua”/ Gazetari përplaset me drejtorin e Policisë së Tiranës
16 October 2026, 10:28
"The Times" jehonë protestave: Mbretërimi 13-vjeçar i Ramës përballë revoltës studentore
16 October 2026, 10:11
Nga Veriu në Jug, gjimnazistë dhe studentë zbresin në shesh: Rama jep dorëheqjen!
16 October 2026, 09:55
Video/ Kush janë personat e maskuar që futen në automjetet e policisë?
16 October 2026, 09:42
BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi
16 October 2026, 08:51
Protestojnë kundër tij, Rama gjen fajtorin e radhës: Janë duart e huaja, jo studentët
16 October 2026, 08:33
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 October 2026, 07:59
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, 45-vjeçari përfundon në spital
15 October 2026, 22:58
'The New York Times' për protestat në Tiranë: Zemërimi i studentëve, revoltë kundër Ramës
15 October 2026, 22:32
Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!
15 October 2026, 22:14
Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda
15 October 2026, 21:43
Ahmetaj: Rama ka hyrë në agoni politike, protesta studentore do ta arrijë objektivin
15 October 2026, 21:25
Iu thye këmba nga policia në protestë, flet i riu: Ndjeva që u përplasa fuqishëm
15 October 2026, 21:01
Protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 20:39
Tensione te Ministria e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës nga tarraca
15 October 2026, 20:24
Video/ Policia e Shtetit "kthehet në bandë" pa uniformë, "rrëmben" të riun me furgon pa logo
15 October 2026, 20:07
Efektivët shihen duke hedhur gurë drejt të rinjve protestues
15 October 2026, 19:40
Fotolajm/ Flakët përfshijnë Bulevardin, polici "ngrohet"
15 October 2026, 19:24
Fëmijët e të tjerëve
15 October 2026, 19:14
Digjet kioska përballë Piramidës, zjarrfikësja nuk ndërhyn
15 October 2026, 18:36
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
15 October 2026, 18:21
Sulmi me gaz lotsjellës, i riu humb ndjenjat në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 18:08
Video/ Sërish tensione te Kryeministria, policia hedh gaz lotsjellës, protestuesit me gurë
15 October 2026, 17:57
Gazi lotsjellës 'pushton' bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
15 October 2026, 17:36
Skënder Hita mbron përdorimin e gazit lotsjellës në zonat e banuara: Ishte i domosdoshëm
15 October 2026, 16:34
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës
15 October 2026, 15:57
Policia kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët
15 October 2026, 15:47
Sulmuan policin, efektivët tërheqin zvarrë protestuesit në Shkodër
15 October 2026, 15:37
Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
15 October 2026, 15:12
Mëngjesi, gjumi dhe aktiviteti fizik, si të përballoni më mirë stresin
15 October 2026, 15:08
Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, fëmija i vogël e përqafon
15 October 2026, 14:55
Sulmohet banka në qendër të Tiranës
15 October 2026, 14:46
Efektivët gjuajnë me gurë protestuesit pranë selisë së PS-së
15 October 2026, 14:26
Fotolajm/ Policia në mbrojtje të pushtetit, si u dhunuan dhe u tërhoqën zvarrë gjimnazistët
15 October 2026, 14:17
Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë
15 October 2026, 14:15
Përfshihet nga flakët një banesë pranë Ministrisë së Arsimit
15 October 2026, 13:39
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste
15 October 2026, 13:33
TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve
15 October 2026, 13:21
Tensione te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit
15 October 2026, 13:00
Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Është kërkesa e mbarë shqiptarëve
15 October 2026, 12:52
Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve
15 October 2026, 12:35
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik
15 October 2026, 12:28
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkojnë hetim për dhunën policore ndaj mediave
15 October 2026, 12:21
Tubimi përpara Parlamentit, policia i shpërndan me gaz protestuesit
15 October 2026, 12:12
Policia u kërkon prindërve të mbrojnë fëmijët, po nga dhuna e shtetit kush do t’i mbrojë?
15 October 2026, 12:05
Thellohet kriza, bankat mbyllin degët në Tiranë
15 October 2026, 12:05
Protesta në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim
15 October 2026, 11:51
Shqipëria 'zien' nga protestat, Rama nuk lëshon karrigen: Nuk e jap dorëheqjen
15 October 2026, 11:46
Të rinjtë thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë
15 October 2026, 11:39
Vijon revolta, studentët marshojnë drejt Kuvendit
15 October 2026, 11:35
Denoncimi i studentëve: Kujdes, civilët po ju filmojnë dhe ju pyesin ku do të shkoni
15 October 2026, 11:27
PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
15 October 2026, 11:10
Tensionohet protesta dhe në Korçë, të rinjtë shkatërrojnë sinjalistikën e rrugëve
15 October 2026, 10:53
Edi Rama braktis shtetin
15 October 2026, 10:47
Vendosen blloqe me tulla para Kryeministrisë
15 October 2026, 10:29
Policia u vihet pas gjimnazistëve, i ndalon dhe iu kontrollon çantat
15 October 2026, 10:22
Protesta/ Të rinjtë thyejnë xhamat e ministrisë së Infrastrukturës
15 October 2026, 10:12
Delegacioni i BE-së reagon pas përshkallëzimit të protestës
15 October 2026, 10:02
Rama përballë zemërimit të qytetarëve
15 October 2026, 09:55
SPAK sekuestron telefonin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
15 October 2026, 09:43
Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
15 October 2026, 09:37
Bojkot masiv! Studentët dhe gjimnazistët në revoltë; ç'po ndodh në Tiranë dhe rrethe
15 October 2026, 09:27
Zgjerohet protesta e të rinjve, nxënësit e “Ismail Qemalit” bojkotojnë mësimin
15 October 2026, 09:16
Protesta del përtej kufijve, mediat ndërkombëtare pasqyrojnë revoltën në Tiranë
15 October 2026, 09:10
Mbi 70 protestues të ndaluar te Komisariati nr. 1 në Tiranë
15 October 2026, 09:02
Studentët e Universitetit të Durrësit bojkotojnë mësimin, në orën 10:00 protestë te Bashkia
15 October 2026, 08:59
“Lufta e tyre është edhe e jona”, të rinjtë italianë krah studentëve shqiptarë
15 October 2026, 08:49