E-TJERA

Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda Ballukun te “Vila e Kuqe”!

Protesta e studentëve, Ahmetaj: Rama është takuar me Belinda

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është takuar me Belinda Ballukun te e ashtuquajtura “Vila e Kuqe”, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat e studentëve kundër qeverisë.

Deklaratën Ahmetaj e bëri gjatë një interviste në emisionin “Çim Peka LIVE”, ku akuzoi Ramën se po zgjedh të konsultohet me Ballukun dhe jo me figura që ai i cilësoi si zëra racionalë brenda Partisë Socialiste.

Ish-zëvendëskryeministri komentoi edhe protestën e studentëve, duke e cilësuar mandatin e katërt të Ramës si fundin e tij politik. 

Arben Ahmetaj: Mandati i katërt i vjedhur do të jetë varrezë politike dhe kam thënë që do të ketë një shpërthim, sepse populli ka qenë në kërkim të një shpirti të vet dhe e ka gjetur.

Sot, kush flet për dëmtim duhet të numërojë vjedhjet e plaçkitëses (Belinda Balluku), drogën që kanë futur me lejen e kreut të organizatës (Edi Rama), tenderat e rrugëve, të ndërtimit. Pse ia hedhin fajin popullit? Ky e vrau politikën për breza.

Do të isha naivi më i madh të besoja se ndonjë nga ish-kolegët e mi… Nuk pres që t’u çojnë një copëz arsye. Për më tepër, duhet ta dini që sot ai është konsultuar me plaçkitësen.

Nuk pranon të konsultohet me mendjet racionale të mbetura brenda Partisë Socialiste. Është konsultuar me plaçkitësen te vila e kuqe, verifikojeni. Unë mendoj sot se të gjithë shqiptarët, gjithçka që ka ndodhur, është një mesazh. Nuk ka paqe në një shtet me në krye kreun e organizatës.

Të fundit