Ditari i Maxhorancës

Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për dhunën ndaj studentëve

Tri ditë heshtje, zgjohet Mirela Kumbaro, asnjë fjalë për

Pas heshtjes tre ditore, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka reaguar sot për protestën studentore. Pa folur asnjë fjalë për dhunën policore ndaj studentëve, Kumbaro pretendoi se të rinjtë po keqpërdoren.

Kumbaro u bëri thirrje prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre dhe të mos lejojnë që ata të vihen në rrezik. Thirrja vjen në një kohë kur pamjet nga protesta në Tiranë kanë treguar përplasje mes policisë dhe të rinjve, përfshirë gjimnazistë, si dhe ndërhyrje të dhunshme të efektivëve ndaj protestuesve.

Në reagimin e saj, ministrja u përqendrua te rreziku i keqpërdorimit të të rinjve, pa mbajtur një qëndrim të drejtpërdrejtë për dhunën e raportuar gjatë ndërhyrjeve policore. Ndërkohë, protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë.

Të fundit