E-TJERA

Shpërthim me tritol në banesën e policit të kriminalistikës në Shkodër, familjarët brenda

Shpërthim me tritol në banesën e policit të

Një shpërthim me lendë plasëse ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme. 

 
 Mesohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e efektivit të Policisë, Ardian Beçina, i cili shërben në sektorin e kriminalistikës.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Unazën Perëndimore të qytetit dhe në momentin e shpërthimit, brenda shtëpisë ndodheshin edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nga shpërthimi jane shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.

Paraprakisht, dyshohet se shpërthimi mund të ketë lidhje me detyrën e efektivit të kriminalistikës, por kjo pistë mbetet për t'u verifikuar nga hetuesit.

Grupi hetimor po vijon punën për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit