Flash News

E-TJERA

Protesta/ Katër persona te Trauma, mes tyre dy të mitur

Protesta/ Katër persona te Trauma, mes tyre dy të mitur

Katër persona janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës pas situatës së krijuar gjatë protestës në Tiranë.

Sipas të dhënave, mes personave që kanë marrë ndihmë mjekësore janë një efektiv policie, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, si dhe një protestues dhe një kalimtar.

Efektivi i policisë ka marrë trajtim mjekësor dhe është larguar nga spitali. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për njërin prej të miturve, ndërsa i mituri tjetër po ekzaminohet.

Ndërkohë, protestuesi dhe kalimtari raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të fundit