Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj të rinjve në protestë, ambulanca mbërrin në Bllokun e Sigurisë me të shoqëruarit

Dhuna ndaj të rinjve në protestë, ambulanca mbërrin në

Një ambulancë ka mbërritur në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku janë shoqëruar protestuesit e arrestuar gjatë protestës së sotme.

Pamjet e regjistruara gjatë protestës kanë treguar momente të tensionuara, ku efektivë të policisë shihen duke tërhequr zvarrë disa gjimnazistë, ndërsa në një tjetër rast një polic godet me shkelma një të ri, edhe pse ky i fundit duket se është neutralizuar.

Një tjetër episod është regjistruar përpara Ministrisë, ku një protestues që qëndronte në këmbë është përplasur përtokë nga një efektiv që afrohet me vrap. Edhe pasi i riu përfundon i shtrirë në tokë, polici shihet duke e goditur sërish me shkelma.

Mbërritja e ambulancës në Bllokun e Sigurisë, pas këtyre episodeve të dhunshme, shton pikëpyetjet mbi gjendjen shëndetësore të personave të shoqëruar dhe nëse mes tyre ka të lënduar.

Të fundit