Flash News

E-TJERA

Përplasjet gjatë ditës së djeshme, Policia: Janë arrestuar 56 persona, 97 të tjerë të proceduar

Përplasjet gjatë ditës së djeshme, Policia: Janë

Policia ka arrestuar 56 persona dhe ka proceduar 97 të tjerë për protestën studentore të një ditë më parë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje. 

Sipas policisë, këta persona kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve dhe institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, kanë shkatërruar dhe dëmtuar biznese, banka, sinjalistikë rrugore, godina institucionesh shtetërore dhe prona të tjera publike e private, si dhe kanë djegur automjete të Policisë.

Gjatë këtyre akteve të dhunshme, janë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës.

Të fundit