Flash News

E-TJERA

Studentët protestojnë para Bashkisë dhe Drejtorisë së Policisë së Durrësit

Studentët protestojnë para Bashkisë dhe Drejtorisë së

Një grup studentësh dhe të rinjsh janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku po protestojnë  në mbështetje të personave që policia ka shoqëruar gjatë ditës së enjte dhe të premte.

Protestuesit u mblodhën fillimisht përpara institucionit vendor dhe më pas marshuan drejt Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kërkuan lirimin e të rinjve të shoqëruar dhe hodhën thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tubimi i sotëm vjen pas disa ditësh protestash në qytetin bregdetar.

 

Të fundit