Flash News

E-TJERA

Video/ E rrëzojnë, e tërheqin zvarrë dhe e shkelmojnë në këmbë, pamjet e dhunës policore ndaj të riut

Video/ E rrëzojnë, e tërheqin zvarrë dhe e shkelmojnë

Një video nga protesta tregon momentin kur efektivë të policisë, të pajisur me skafandra dhe mburoja, sulmojnë dy të rinj gjatë protestës.

Në pamjet e siguruara nga Syri Tv, njëri prej të rinjve rrëzohet në tokë dhe rrethohet nga efektivët. Ndërsa njëri prej policëve e tërheq zvarrë, një tjetër shihet duke e goditur me shkelma në pjesën e poshtme të trupit.

Pamjet ngrenë shqetësime për mënyrën se si po ushtrohet forca ndaj protestuesve, veçanërisht në rastet kur ata janë të rrëzuar dhe të rrethuar nga efektivët.

Rasti sjell në vëmendje edhe atë të Ledion Ballës, i cili pësoi thyerje të këmbës gjatë shoqërimit me dhunë nga policia.

 

Të fundit