Flash News

E-TJERA

Tritoli në Gjirokastër, dy të arrestuar për vrasjen e Beqir Devollit

Tritoli në Gjirokastër, dy të arrestuar për vrasjen e Beqir

Behar Zyberi nga Fieri dhe Shpëtim Malasi nga Patosi janë ndaluar nga Policia, ndërsa Gentjan Zhupa dhe Kliton Omeri janë shpallur në kërkim. Katër personat dyshohen për përfshirje në atentatin me tritol, ku mbeti i vrarë 48-vjeçari Beqir Devolli.

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “GJURMA”, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e ndodhur më 10 tetor 2026, në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër, përballë Prokurorisë.

Sipas policisë, rreth orës 22:00, automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte Beqir Devolli shpërtheu në lëvizje, humbi kontrollin dhe u përplas me trafik-ndarësen e rrugës. Si pasojë, drejtuesi i mjetit humbi jetën, ndërsa pasagjeri, 26-vjeçari Erigels Mela, mbeti i dëmtuar.

Të fundit