Flash News

E-TJERA

I çahet koka protestuesit në bulevard

I çahet koka protestuesit në bulevard

Një protestues ka mbetur i plagosur në kokë gjatë përplasjeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë.

Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur pas hedhjes së një bombole në drejtim të protestuesve, duke pësuar një çarje në kokë.

Ngjarja ndodh në një moment kur situata në protestë është tensionuar ndjeshëm, ndërsa policia ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.

Të fundit