Flash News

Ditari i Maxhorancës

Votat në Kuvend, Rama mund të varet nga Tom Doshi nëse përjashtohet Spiropali

Votat në Kuvend, Rama mund të varet nga Tom Doshi nëse

Përplasja mes kryesocialistit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit mund të ketë pasoja në 'kartonët' e mazhorancës në Kuvend. 

Nëse kërkesa e kryeministrit për përjashtimin e saj nga Partia Socialiste miratohet dhe Spiropali largohet nga grupi parlamentar, numri i deputetëve socialistë do të zbresë në 81.

Kujtojmb se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Partia Socialiste siguroi 83 mandate në Kuvend, por ky numër ka pësuar ndryshime pas largimit të deputetes së Malësisë së Madhe, Marjana Koçeku, nga grupi parlamentar socialist, e cila aktualisht është deputete e pavarur. 

Me një tjetër goditje, numri i deputetëve të PS-së do të zbriste në 81, duke e lënë qeverinë pa mundësinë për të siguruar e vetme 84 votat që kërkohen për miratimin e akteve dhe vendimeve të caktuara parlamentare.

 Si rrjedhojë, ky ndryshim mund ta bëjë mazhorancën më të varur nga votat e aleatëve për vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Në këtë skenar, tre mandatet e Partisë Socialdemokrate, të drejtuar nga Tom Doshi, do të merrnin një rëndësi të veçantë në vendimmarrjen parlamentare sepse me votat e deputetëve socialdemokratë do të ishin të nevojshme që mazhoranca të arrinte kuotën prej 84 votash.

Kështu, përplasja brenda Partisë Socialiste nuk do të mbetej vetëm një çështje e organizimit dhe disiplinës së brendshme të partisë, por mund të reflektohej drejtpërdrejt edhe në Kuvend.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40