Flash News

E-TJERA

“Dorëheqje!”, studentët rikthehen para Ministrisë së Arsimit, refuzojnë dialogun me Ramën

“Dorëheqje!”, studentët rikthehen para Ministrisë

Studentët rikthehen në protestë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e 168-të të qëndresës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe thirrje për dorëheqjen e kreut të qeverisë, protestuesit kanë vijuar tubimin, duke përsëritur se largimi i Ramës mbetet kërkesa e tyre kryesore.

“Tik-tak, koha juaj po mbaron”, shkruhet në njërën prej pankartave të mbajtura nga studentët, ndërsa një tjetër përcjell mesazhin që është kthyer në simbol të lëvizjes: “Dorëheqje!”.

Protesta e sotme zhvillohet në kuadër të strategjisë së re të organizatorëve, të cilët kanë vendosur të mbajnë dy tubime kombëtare çdo javë, të mërkurën dhe të shtunën, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Ky organizim u bë publik pas më shumë se 150 ditësh protestë, me synimin për të mbajtur gjallë mobilizimin e studentëve dhe mbështetësve të tyre.

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40