Flash News

SPORT

Goditje për Kombëtaren para sfidës me Bjellorusinë, Muçi mbetet jashtë listës

Goditje për Kombëtaren para sfidës me Bjellorusinë,

Kombëtarja shqiptare do të vuajë mungesën e një prej lojtarëve të saj kryesorë në përballjen e sotme ndaj Bjellorusisë, që do të luhet në Hungari.

Mësohet se Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, pasi stafi mjekësor nuk ka dhënë konfirmimin për aktivizimin e tij pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Finlandës.

Ylli i kombëtares kuqezi, i cili shkëlqeu në atë përballje duke realizuar një gol spektakolar, është lënë jashtë listës me 23 futbollistë të dorëzuar në UEFA.

Përveç Muçit, trajneri ka vendosur të mos përfshijë në listën e ndeshjes edhe Klevi Qefalian, për arsye taktike. Ndërsa Ylber Ramadani do të mungojë për shkak të pezullimit nga kartonët.

Kështu, sonte Shqipërisë i mjafton barazimi ndaj Bjellorusisë dhe do e mbyllë në krye të grupit C1 të Ligës së Kombeve.

  

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40