Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga SPAK: Sara Mila, një kriminele elektorale, të dorëzojë mandatin

Berisha nga SPAK: Sara Mila, një kriminele elektorale, të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish deputeten socialiste Sara Mila.

Pasi e ka cilësuar atë “kriminele elektorale”, i kërkuar të dorëzojë mandatin, pas paraqitjes se tij në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Në prononcimin për mediat, Berisha tha se Mila ka përdorur administratën dhe skemën e ndihmës sociale për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Kryedemokrati akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se ka organizuar 4300 aktivitete paraelektorale, të cilat, sipas tij, janë të ndaluara me ligj dhe kanë pasur si qëllim ndikimin te zgjedhësit.

 Sali Berisha: Në kundërshtim me ligjet, Rama organizoi 4300 aktivitete paraelektorale të ndaluara me ligj për të ndikuar tek zgjedhësit. Sara Mila, është përgjegjëse se ka kërkuar 2-3 fishimin në fshatrat e Peqinit, apo ka future bandat të rrahin kryebahskiakët e këtyre zonave. Është një kriminele elektorale. Super kriminel është Edi Rama me të cilin jo që nuk merren por e mbrojnë, sepse Rama shpërndau në me stë fushatës 100 euro për 760 mijë zgjedhës në dhunim të ligjeve. Sara urdhëroi drejtoreshën e ndihmës sociale në Pein të 3-fishojë ndihmat sociale sepse I duheshin votata. Duhet të dorëzojë mandatin e të shkojë atje ku e Meriton.

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40