Flash News

E-TJERA

Tritoli në Patos dyshohet si hakmarrje për vrasjen e 17-vjeçarit Daniel Rrapushi në vitin 2010

 

Tritoli në Patos dyshohet si hakmarrje për vrasjen e

Një konflikt i përgjakshëm i 16 viteve më parë është rikthyer në vëmendjen e hetuesve pas shpërthimit me tritol në banesën e një 33-vjeçari në Patos.

Grupi hetimor po shqyrton pistën e hakmarrjes, pasi dyshohet se vendosja e lëndës plasëse mund të ketë lidhje me vrasjen e 17-vjeçarit Daniel Rrapushi, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2010.

Rrapushi, në atë kohë nxënës i vitit të tretë të gjimnazit, u vra me thikë në zemër nga Mateo Pasha. Shkak për konfliktin dyshohet se ishin bërë përplasjet për adresa në rrjetin social Facebook. Gjatë të njëjtës ngjarje, Marjus Muskaj plagosi me thikë edhe shokun e viktimës, Rauf Bregun.

Pas krimit, policia arrestoi katër persona të dyshuar për përfshirje, ndërsa në atë kohë u shtuan kontrollet dhe mbikëqyrja pranë banesave të familjeve të përfshira, për të shmangur përplasjet e mundshme.

Shpërthimi i fundit ka rikthyer dyshimet për një konflikt të mbetur të hapur mes palëve. Megjithatë, lidhja mes atentatit me tritol dhe vrasjes së vitit 2010 mbetet ende një pistë hetimore që pritet të verifikohet nga grupi hetimor.
 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40