Flash News

E-TJERA

Tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, ishte në “arrest në shtëpi”

Tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, ishte në

Shpërthim i dyshuar me tritol në orët e para të mëngjesit në Patos. Një sasi lënde plasëse dyshohet se është vendosur në banesën e një 33-vjeçari, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:05 të mëngjesit të kësaj të hëne. Ka qenë vetë 33-vjeçari, Mateos Pashaj, ai që ka njoftuar Policinë, pasi ka konstatuar dëmtime në portën rrethuese të banesës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se dëmtimet janë shkaktuar nga shpërthimi i lëndës plasëse. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po mbledhin prova për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Një nga pistat që pritet të verifikohet nga hetuesit lidhet me të kaluarën e 33-vjeçarit dhe faktin që ai ndodhet në “Arrest në shtëpi”. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motivit të shpërthimit.

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40