Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tërhiqet nga përjashtimi i Spiropalit? Klosi: Është ende anëtare e PS-së

Rama tërhiqet nga përjashtimi i Spiropalit? Klosi: Është

Edi Rama duket se ka tërhequr kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste, pasi në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare ajo rezulton ende anëtare e partisë. Pavarësisht propozimit të kryeministrit për largimin e saj dhe të avokatit Plarent Ndreca, kërkesa nuk është hedhur në votim.

Konfirmimi erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili në përfundim të mbledhjes në Gjirin e Lalëzit u pyet nga gazetarët për statusin e Spiropalit në parti.

“Është Elisa Spiropali anëtare e PS-së?”, ishte pyetja e gazetarëve, të cilës Klosi iu përgjigj shkurt: “Po, është anëtare e PS-së”.

Më herët, Klosi u tha gazetarëve se për çështjet e brendshme të partisë mund të informohen vetëm ata që janë pjesë e forumeve të saj.

Kështu, pavarësisht tensioneve dhe debatit të krijuar brenda socialistëve, Spiropali vijon të jetë pjesë e PS-së, ndërsa mbetet e paqartë nëse kërkesa e kryeministrit është tërhequr përfundimisht apo thjesht nuk është shqyrtuar në këtë mbledhje.

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40