Flash News

E-TJERA

Tre të arrestuar nga protesta e djeshme në kryeqytet, procedohen penalisht 18 të tjerë

Tre të arrestuar nga protesta e djeshme në kryeqytet, procedohen

Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht pas veprimeve të kundërligjshme të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri prej të arrestuarve është 33 vjeç dhe dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Në pranga ka përfunduar edhe një 23-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur një punonjës policie gjatë shoqërimit në komisariat.

I arrestuari i tretë është një 15-vjeçar, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza, mes tyre organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, prishja e rendit dhe qetësisë publike, pengimi i qarkullimit të mjeteve, shkatërrimi i pronës dhe mosbindja ndaj urdhrave të policisë.

Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, janë vendosur 44 masa administrative për kundërvajtjet e konstatuara gjatë tubimit. Dy prej tyre kapin vlerën e 500 mijë lekëve secila.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës.

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40