Flash News

E-TJERA

Vrasja në Hot të Ri, arrestohet pas tre vitesh 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Vrasja në Hot të Ri, arrestohet pas tre vitesh 23-vjeçari i

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në vitin 2023, në fshatin Hot i Ri, është kapur dhe ndaluar nga Policia e Shkodrës. Në kuadër të të njëjtit operacion është arrestuar edhe një 26-vjeçar, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Të arrestuarit janë identifikuar si Luçian Mëhilli, 23 vjeç, dhe Kristjan Çarkaj, 26 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Sipas njoftimit të Policisë, Mëhilli ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

23-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasit V. F., më 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri.

Ndërkohë, 26-vjeçari Kristjan Çarkaj u arrestua në flagrancë dhe dyshohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi nga policia: 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”.

 
Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi L. M., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasi L. M. dyshohet se, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka vrarë shtetasin V. F., më datë 21 shtator 2023, në fshatin Hot i Ri.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Ç., 26 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Këta dy shtetas u kapën në aksin rrugor “Shkodër–Prekal”, duke lëvizur me një automjet tip “Opel”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës së shtetasit L. M., iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Lëndët e dyshuara narkotike, automjeti dhe 2 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40