Flash News

SPORT

Fitorja ndaj Bjellorusisë vulos suksesin, kuqezinjtë kalojnë në Ligën B

Fitorja ndaj Bjellorusisë vulos suksesin, kuqezinjtë kalojnë

Kombëtarja shqiptare ka siguruar zyrtarisht ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, si dhe një vend në fazën play-off për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

Kuqezinjtë e mbyllën Grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë pas gjashtë ndeshjesh, duke vulosur suksesin me fitoren 0-2 ndaj Bjellorusisë në sfidën e fundit, të zhvilluar në Hungari.

Shqipëria e nisi ndeshjen me kërkesa të qarta për të gjetur golin dhe krijoi disa raste të rrezikshme që në minutat e para. Një prej mundësive më të mira i erdhi Qazim Laçit, i cili nuk arriti të shënonte nga afërsia.

Goli i avantazhit për kuqezinjtë erdhi në minutën e 28-të, ku Rey Manaj përfitoi nga një gabim i mbrojtjes bjelloruse dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Shqipërisë epërsinë.

Në pjesën e dytë, Bjellorusia u përpoq të reagojë, duke marrë më shumë kontrollin e lojës dhe duke kërkuar golin e barazimit. Megjithatë, Shqipëria arriti të godasë sërish në minutën e 57-të. Elseid Hysaj depërtoi nga krahu i djathtë dhe provoi me një goditje drejt portës, me topin që u devijua dhe përfundoi në rrjetë për golin e dytë të kuqezinjve.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40