Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit sot/ Reshje në gjithë vendin, në disa zona edhe shtrëngata

Parashikimi i motit sot/ Reshje në gjithë vendin, në disa zona

Vendi ynë pritet të përfshihet sot  nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit dhe shtim të vranësirave gjatë orëve të pasdites.

Sipas parashikimit meteorologjik, pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh, ndërsa pas mesditës pritet të ketë vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit. Në veri, në zonën e ekstremit veriperëndimor dhe pjesërisht në qendër, pas mesditës reshjet pritet të bëhen me intensitet mesatar. Në disa zona nuk përjashtohen shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe reshje të rrëmbyeshme për periudha të shkurtra kohore.

Edhe era do të jetë e pranishme, me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim dhe shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, ajo pritet të arrijë deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40