Flash News

Bota

Sulmet me dronë afrojnë luftën te kufijtë e NATO-s, goditen tre anije pranë Rumanisë

Sulmet me dronë afrojnë luftën te kufijtë e NATO-s, goditen

Tre anije tregtare janë goditur nga dronë pranë brigjeve të Rumanisë, në Detin e Zi.

Incidentet janë regjistruar pranë kanalit të Sulinës, një korridor i rëndësishëm detar për transportin e mallrave drejt Ukrainës.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, nga sulmet nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekuipazhet kanë arritur të vënë nën kontroll flakët, kurse autoritetet rumune i kanë cilësuar incidentet si një kërcënim serioz për sigurinë detare.

Bukureshti ka kërkuar mbështetjen e aleatëve të NATO-s, përmes shtimit të patrullimeve ajrore dhe vënies në dispozicion të pajisjeve për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve.

Ministria rumune e Mbrojtjes bëri të ditur se radarët zbuluan objektiva ajrore në zonë, çka bëri që Forcat Ajrore të angazhonin avionë luftarakë për të verifikuar situatën.

Goditja e tre anijeve pranë një prej korridoreve të rëndësishme të transportit drejt Ukrainës shton shqetësimet për sigurinë e trafikut tregtar në Detin e Zi, në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40