Flash News

E-TJERA

 Gjendet e pajetë në lumin Devoll 85-vjeçarja, ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm

 Gjendet e pajetë në lumin Devoll 85-vjeçarja, ishte

Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç.

Sipas informacionit paraprak të policisë, e moshuara me inicialet F. M. ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet paraprake janë se ajo është mbytur në lumë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40