Flash News

SPORT

Maran publikon formacionin ndaj Bjellorusisë, si rreshtohen kuqezinjtë në Budapest

Maran publikon formacionin ndaj Bjellorusisë, si rreshtohen kuqezinjtë

Janë publikuar formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, që do të luhet në Budapest.

Trajnerët kanë përzgjedhur 11 lojtarët që do ta nisin sfidën nga minuta e parë, ndërsa kuqezinjtë, të drejtuar nga Rolando Maran, synojnë ta mbyllin me sukses këtë edicion dhe të sigurojnë vendin e parë në grup. Për të arritur këtë objektiv, Shqipërisë i mjafton edhe një barazim.

Siç ishte paralajmëruar, Kombëtarja do të jetë pa Ernest Muçin, pasi sulmuesi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës dhe nuk është përfshirë në formacion.

Formacionet zyrtare:

Bjellorusia: Lapoukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Pechenin, Selyava, Ebong, Lukashov, Kontsevoi, Shumanski, Barkovski.

Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi, Manaj.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40