Flash News

Ditari i Opozitës

Fronti i përbashkët kundër Ramës, Berisha ftesë Veliajt: Armiku i armikut tim, aleati im

Fronti i përbashkët kundër Ramës, Berisha ftesë

Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e një fronti të përbashkët kundër kryeministrit Edi Rama, ku mund të përfshihet edhe Erion Veliaj.

I pyetur nëse kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burg, mund të jetë pjesë e kësaj liste, kreu i PD-së deklaroi se nuk do të pengojë askënd që kontribuon në largimin e Ramës nga pushteti.

Sali Berisha: Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën.  Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm. 
Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo. 
Winston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave.  Pra, duhet t'i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë. 
Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40