Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Unë për ty Skënderbeu, ti për mua Mamica”, ç'i tha Rama-Spiropalit në Asamblenë e PS-së

“Unë për ty Skënderbeu, ti për mua Mamica”,

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimit ka qenë edhe qëndrimi kritik i ish-ministres ndaj disa anëtarëve të qeverisë.

Sipas Top Channel, Rama e ka nisur fjalën për Spiropalin me një referencë historike, ku i ka kujtuar marrëdhënien mes tyre dhe i ka përcjellë mesazhin se nuk mund të kthehej kundër partisë që e kishte mbështetur.

“Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur”, mësohet t’i ketë thënë Rama.

Nga ana e saj, Spiropali është përgjigjur duke theksuar se nuk ka qenë kundër qëndrimeve të kryeministrit, por se ka ngritur shqetësime për mënyrën se si janë zgjedhur disa ministra.

“Kryetar, unë jam dakord me qëndrimet e tua, por kam ngritur zërin për disa ministra të caktuar, si janë zgjedhur”, mësohet të jetë shprehur Spiropali.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40