Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha komenton Asamblenë e PS-së: Fytyrat e tyre, secila më armiqësore se tjetra ndaj Padrinos

Berisha komenton Asamblenë e PS-së: Fytyrat e tyre, secila më

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke pretenduar se brenda shumicës ka pakënaqësi dhe përplasje ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai deklaroi se qëndrimet dhe reagimet e anëtarëve të Asamblesë treguan, sipas tij, një klimë armiqësore ndaj kreut të qeverisë.

Në një prononcim për mediat, Berisha akuzoi gjithashtu socialistët se po bashkëpunojnë me Ramën për të mbuluar atë që ai e cilëson si krim elektoral, si dhe për dhunën policore ndaj protestuesve në Tiranë, të cilët kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryedemokrati u ndal edhe te dosja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se Rama është “60 përqind aksioner” në këtë çështje. Ai përsëriti gjithashtu një akuzë për 200 milionë euro që, sipas tij, kryeministri i ka të fshehura në banka offshore, duke iu referuar një pretendimi që ia atribuoi OSBE-së në vitin 2014.

Berisha: Pra, siç e shihni, për këtë seksion të PS, nuk ekziston krimi elektoral.
Dhe këta janë bashkëfajtorë.
Këta janë bashkëautorë të të gjithë dhunës, terrorit policor që ushtrohet në rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër protestuesve që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nuk u ndala këtu në amnistinë që i bëjnë Edi Ramës në vjedhjet e tij të pallogaritshme.
Vetëm në dosjen Balluku, Rama është 60 përqind aksioner.
Rama është akuzuar nga OSBE që në vitin 2014 se ka të fshehur në bankat offshore 200 milionë euro.
Por fundi i tij është i pashmangshëm.
Ju e ndoqët Asamblenë e Partisë së Krimit.
Në Asamble, fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore ndaj Padrinos.
Nuk kam parë ndonjëherë në një kolektivitet fytyra njerëzish që akuzonin kreun siç e akuzonin asambleistët.
Dhe jo se janë të ndershëm se edhe ata janë kriminelë që kanë vjedhur, kanë plaçkitur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë.
Por se tani, njeriu që ishte zotuar për mbrojtje, i kishte korruptuar, po shkon atje ku e meriton.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët të vazhdojnë fuqishëm protestat, të vazhdojmë t’i japim shtytjen e fundit këtij narkodiktatori që plaçkiti Shqipërinë më shumë se të gjitha regjimet e kohërave të shkuara.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40