Flash News

Kosova

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi i PE-së për Kosovën: Provokim apo injorancë?

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi i PE-së

Eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në platformën X, Terras e quajti këtë veprim si një gabim jashtëzakonisht të papërshtatshëm dhe pa shije dhe se sipas tij është një provokim i qëllimshëm ose injorancë nga organizatorët.

“Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së, është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, shkroi eurodeputeti.

Ai kërkoi që Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, t’i japin shpjegime Kosovës për këtë ngjarje.

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon raportuesi i PE-së

Reagimi i Terrasit vjen pas interpretimit të këngës “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së, më 15 nëntor, në Bruksel. Në aktivitet ishte parashikuar pjesëmarrja e Orkestrës së të Rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe grupit slloven “Kapobanda”, me një program muzikor nga vendet e rajonit. Megjithatë, gjatë pjesës së koncertit kushtuar Kosovës u interpretua muzika e këngës së njohur për mesazhet nacionaliste dhe pretendimet serbe ndaj territorit të saj.

Për këtë rast kanë reaguar edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, e cilësoi ngjarjen skandaloze dhe të papranueshme, duke kërkuar nga Marta Kos shpjegime për mënyrën se si ndodhi dhe për masat që do të ndërmerren.

Edhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, kërkoi sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen dhe miratimin e repertorit.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40