Flash News

Kosova

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon Albulena Haxhiu: Bie ndesh me sovranitetin e shteteve

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon Albulena Haxhiu: Bie ndesh

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu e quan incidentin thellësisht shqetësues dhe shtoi se kënga promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës qe bie ndesh me parimet që Bashkimi Evropian deklaron se mbron.

Sipas saj, një aktivitet që synon afrimin e vendeve të rajonit me BE-në nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me paqen, fqinjësinë e mirë dhe respektimin e sovranitetit të shteteve.

“Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.

Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin”, shkruan Haxhiu.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40