Flash News

E-TJERA

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë.

I mituri, banues në Vaqarr, u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri të dyshuar pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor të koduar “Guns 3”, në kuadër të të cilit u ndërhy për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën e fshatit “Allgjatë”.

Konkretisht, u vu në pranga shtetasi i mitur 17 vjeç, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke lëvizur me një armë zjarri të dyshuar pushkë, gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40