Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh Veliajn dhe Spiropalit: Ata që e konsiderojnë Ramën si të keqen më të madhe, të bashkohen

Berisha mesazh Veliajn dhe Spiropalit: Ata që e konsiderojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë faktorëve politikë që kundërshtojnë kryeministrin Edi Rama, teksa iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse ka një ftesë publike për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kjo e fundit e përjashtuar nga forumet e PS. 

I pyetur nëse Veliaj dhe Spiropali, pas zhvillimeve në Asamblenë e Partisë Socialiste, mund të bashkohen me opozitën, Berisha tha se ftesa e tij u drejtohet të gjithë atyre që e konsiderojnë Ramën si të keqen më të madhe për Shqipërinë.

"Të gjithë faktorët që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste të Shqipërisë, duhet të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë. Kjo është thirrja ime", u shpreh Berisha. 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40