Flash News
Tritoli në Patos dyshohet si hakmarrje për vrasjen e 17-vjeçarit Daniel Rrapushi në vitin 2010
Tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, ishte në “arrest në shtëpi”
Shpërthim me tritol në Tufinë, për herë të dytë brenda dy javësh në të njëjtin biznes
GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori nuk shpëton nga dënimi me 2 vite burg
Vrasja në Hot të Ri, arrestohet pas tre vitesh 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të përballen me një normë më të lartë tatimi. Qeveria ka propozuar që, nga 1 janari 2027, TVSH-ja për akomodimin të rritet në 10%, një ndryshim nga i cili llogarit të arkëtojë 593 milionë lekë shtesë në buxhet.
Masa, e përfshirë në Paketën Fiskale 2027, prek një nga lehtësitë kryesore që iu dhanë sektorit në vitin 2017, kur ulja e TVSH-së në 6% u përdor si instrument për nxitjen e turizmit.
Norma e re do të zbatohet për shërbimet e akomodimit, por edhe për të gjitha shërbimet që ofrohen brenda hoteleve dhe resorteve me pesë yje, me status special, që operojnë nën marka të njohura ndërkombëtare.
Për qeverinë, argumenti kryesor është se turizmi nuk ndodhet më në të njëjtën fazë zhvillimi si në kohën kur u miratua lehtësia fiskale. Në relacionin e projektligjit, rishikimi i TVSH-së lidhet me rritjen dhe maturimin e sektorit, si dhe me nevojën për të shtuar të ardhurat buxhetore, pa hequr plotësisht trajtimin e tij preferencial.
Në këtë krahasim, qeveria e paraqet normën e propozuar prej 10% si një nivel që mundëson më shumë të ardhura për buxhetin, duke ruajtur një trajtim të reduktuar për turizmin.
Turizmi mes dy goditjeve, TVSH më e lartë, euro më e dobët
Përfaqësuesit e industrisë turistike e shohin ndryshe nga qeveria momentin e zgjedhur për rritjen e TVSH-së.
Për ta, ndryshimi nuk vjen në një treg që ka kapërcyer vështirësitë e zhvillimit, por në një periudhë kur zhvlerësimi i euros kundrejt lekut, rritja e pagave dhe e shpenzimeve të përditshme po pakësojnë të ardhurat dhe marzhet e fitimit. Shqetësimi është se fatura e re fiskale do të rëndojë pikërisht mbi avantazhin me të cilin Shqipëria ka konkurruar deri tani: çmimin.
“Vendimi për rritjen e TVSH-së në akomodim nga 6% në 10% është një goditje direkte ndaj konkurrueshmërisë së turizmit shqiptar në Ballkan”, thotë Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Turizmit.
Ai e kundërshton edhe kohën e propozimit, duke përmendur, ndër të tjera, zhvlerësimin e euros me mbi 40% këto katër vitet e fundit, dyfishimin e pagave të fuqisë punëtore dhe shtrenjtimin e lëndëve të para që e shtojnë barrën.
Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, e lidh humbjen e konkurrueshmërisë me profilin e kërkesës që tërheq vendi. “Duhet të kemi parasysh se Shqipëria tërheq kryesisht segmentin e turistëve me buxhet të ulët (low cost), për të cilët çmimi është një nga kriteret kryesore në zgjedhjen e destinacionit.
Për këtë kategori turistësh, çdo rritje e çmimeve ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrjen për pushimet.” Për një treg të tillë, sipas tij, rritja e tarifave të akomodimit nuk mbetet vetëm një problem i bilanceve të hoteleve, por mund të ndryshojë edhe zgjedhjet e turistëve.
Viti 2027 përbën një provë të veçantë për hotelet që punojnë me turistë të organizuar, kryesisht në Golem, Durrës dhe Vlorë. Një pjesë e tyre i kanë shitur paketat për sezonin e ardhshëm dhe kanë përcaktuar çmimet në kontrata me partnerët ndërkombëtarë. “Në rastin e kontratave të garancisë, çmimet janë të përcaktuara dhe hotelet nuk mund t’i ndryshojnë në mënyrë të njëanshme.
Ato nuk mund të rrezikojnë as marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, me të cilët bashkëpunojnë. Për këtë arsye, do të jenë të detyruara ta përballojnë vetë rritjen e barrës fiskale”, shprehet z. Kasa.
Për kontratat e vitit 2028, që negociohen gjatë vitit 2027, ai pret që ndryshimi i TVSH-së të reflektohet në çmime.
Për strukturat që shesin drejtpërdrejt te turistët individualë ose përmes platformave online, përshtatja e çmimeve mund të nisë më herët. Por TVSH-ja është vetëm njëra anë e problemit.
“Dua të theksoj se kjo rritje e TVSH-së vjen në një periudhë kur zhvlerësimi i euros kundrejt lekut vazhdon të ndikojë negativisht në të ardhurat e sektorit”, thotë z. Kasa.
Për hotelet që arkëtojnë në euro, ndërsa një pjesë të madhe të shpenzimeve e paguajnë në lekë, kursi i këmbimit mbetet një tjetër burim i vazhdueshëm presioni që nuk po njeh ndalje.
“Duke i marrë së bashku këta dy faktorë, vlerësoj se çmimet e akomodimit mund të rriten me 10-15%, ku një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje lidhet me efektin e kursit të këmbimit”, paralajmëron z. Kasa.
Ai shton se, në një Europë ku turistët po planifikojnë me më shumë kujdes shpenzimet, shtrenjtimi mund ta dobësojë pozicionin e Shqipërisë në segmentin e udhëtimeve me kosto të ulët.
Efekti, sipas përfaqësuesve të sektorit, nuk kufizohet vetëm te një sezon turistik, por te planet e biznesit që operatorët kanë në afatgjatë. “Në kushte të tilla, është e natyrshme që bizneset të përqendrohen fillimisht te mbijetesa dhe ruajtja e aktivitetit ekzistues, në vend që të planifikojnë zgjerimin apo investime të reja”, pohon z. Kasa.
Ndërkohë z. Topuzi sjell në vëmendje se lëvizja e fundit do t’i vendosë hotelet formale përballë detyrimeve të reja dhe një konkurrence të padrejtë me një numër të madh apartamentesh me qira ditore që, sipas tij, nuk janë formalizuar plotësisht.

Alternativat: TVSH e unifikuar për sektorin, ose zgjerim i bazës
Pavarësisht kritikave brenda sektorit të turizmit lakohen alternativa që takohen në disa pika dhe ndahen në të tjera për atë që mund të bëhet.
Këto alternativa bashkohen te kërkesa që rregullat të jenë më të qëndrueshme dhe konkurrenca mes operatorëve të jetë më e barabartë, por vendosin theksin në instrumente të ndryshme.
Rrahman Kasa thekson se Unioni Turistik Shqiptar ka lakuar prej vitesh mundësinë për një normë të vetme TVSH-je prej 10% për të gjithë zinxhirin e shërbimeve, jo një rritje të izoluar të tatimit për fjetjen në hotel.
“Kjo do të thotë që norma të mos zbatohet vetëm për akomodimin, por të përfshijë të gjithë zinxhirin e shërbimeve turistike, si shërbimet SPA, transportin turistik dhe bar-restorantet brenda strukturave akomoduese të certifikuara”, shpjegon z. Kasa.
Ai argumenton se normat e ndryshme e ndërlikojnë administrimin, krijojnë hapësira për informalitet dhe pengojnë konkurrueshmërinë. “Unifikimi i TVSH-së nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të përmirësojë menjëherë gjendjen financiare të bizneseve, por do ta bënte sistemin e taksimit më të drejtë, më të thjeshtë dhe më të parashikueshëm për të gjithë sektorin”.
Z. Topuzi, nga ana tjetër, e vendos formalizimin e akomodimit në qendër të alternativës së parë. Sipas shifrave që ai citon nga Strategjia e Turizmit 2026–2030, vetëm 22% e rreth 285 mijë shtretërve turistikë janë në hotele, ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht apartamente me qira ditore.
Në këtë realitet, sipas tij, zgjerimi i numrit të subjekteve që deklarojnë dhe paguajnë tatime do të ishte rrugë tjetër për të rritur të ardhurat publike. “Formalizimi i tregut të apartamenteve me qira ditore. Duke mbajtur të njëjtën TVSH 6%, mund të sigurohet zgjerimi i fashës paguese”, është propozimi i tij i parë.
Si alternativë, z. Topuzi propozon që TVSH-ja prej 10% të zbatohet si për akomodimin, ashtu edhe për ushqimin, për ta bërë turizmin shqiptar më konkurrues në rajon.
Për operatorët turistikë, shqetësimi nuk lidhet vetëm me rritjen e TVSH-së, por edhe me momentin kur ajo pritet të zbatohet. Me kontratat për vitin 2027 tashmë të nënshkruara, përfaqësuesit e sektorit të turizmit kërkojnë dialog me qeverinë dhe një periudhë tranzitore për zbatimin e ndryshimeve fiskale.
Pas disa vitesh rritjeje të fortë, turizmi ka dhënë gjatë vitit 2026 sinjalet e para të ngadalësimit, me një ecuri më të zbehtë se pritshmëritë. Në këto kushte, rritja e TVSH-së, nëse miratohet, shton pasiguritë për vitin 2027.
Mbetet e paqartë se sa nga barra e re do të përballohet nga bizneset, sa do të transferohet në çmimet për turistët dhe çfarë ndikimi do të ketë në kërkesën turistike.
Pas një periudhe kur sfida kryesore ishte ruajtja e ritmeve të larta të rritjes, sektori rrezikon të përballet me një sfidë dhe nëse do të mund të vazhdojë të rritet në kushtet e kostove më të larta dhe konkurrencës gjithnjë e më të fortë.
Protestat frenojnë rezervimet, por operatorët nuk shohin dëmtim të imazhit në afatgjatë
Protestat dhe tensionet politike të muajve të fundit kanë ndikuar në rezervimet e strukturave akomoduese, veçanërisht në Tiranë, por operatorët turistikë nuk vlerësojnë se këto zhvillime kanë cenuar imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik.
Shqetësimi i tyre lidhet më shumë me pasigurinë që krijon situata dhe ndikimin në funksionimin normal të bizneseve, ndërsa pasojat për vitin 2027 mbeten ende të paqarta.
Një prej operatorëve të rëndësishëm hotelierë në kryeqytet pohon për “Monitor” se vetëm gjatë tetorit është regjistruar një rënie prej 20% e rezervimeve të konfirmuara, një tkurrje që e konsideron të ndjeshme për tregun e Tiranës. Sipas tij, nëse situata vazhdon e pandryshuar, rënia mund të jetë e ngjashme ose edhe më e thellë në muajt pasues.
Ai parashikon që viti 2026 të mbyllet me një rënie të aktivitetit prej rreth 5% krahasuar me vitin e kaluar. Ecurinë e dobët e lidh me dy zhvillime kryesore: konfliktin me Iranin dhe tensionet e brendshme politike.
“Ulja e çmimeve nuk do ta ndryshonte situatën. Tirana ka tashmë çmime shumë të ulëta dhe nuk besoj se çfarëdo uljeje tjetër do të ndikonte në rezervime. Nëse situata vazhdon kështu, mendoj se do të na duhet të marrim kredi për të përballuar shpenzimet operative”, pohon një prej operatorëve hotelierë.
Gjithsesi, ai nuk beson se zhvillimet aktuale kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik. Problemi, sipas tij, lidhet më tepër me garancinë e sigurisë dhe funksionimin e infrastrukturës mbështetëse të sektorit. Është ende herët për të vlerësuar përmasat e pasojave ekonomike, por prishja e normalitetit të aktivitetit mund të ketë ndikime të konsiderueshme negative për bizneset.
Edhe Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, konfirmon se protestat dhe tensionet janë reflektuar në rënien e numrit të turistëve, veçanërisht në Tiranë, por ndikimi nuk ka qenë shumë i madh, pasi kjo periudhë përkon me sezonin e ulët turistik.
Z. Kasa vëren gjithashtu se zhvillime të ngjashme janë regjistruar edhe në vende të tjera, duke e zbutur disi ndikimin që mund të kishte një situatë e izoluar vetëm në Shqipëri.
Ai nuk mendon se këto zhvillime kanë dëmtuar imazhin e vendit si destinacion turistik, ndonëse pranon se kanë ndikuar në aktivitetin e sektorit.
Sa i përket vitit 2027, z. Kasa shprehet se është ende e vështirë të bëhen parashikime, veçanërisht në kushtet kur ndryshimet e propozuara fiskale përkojnë me rritjen e kostove të operimit.
Sipas tij, edhe viti 2026 pritet të mbyllet me një rritje më të ulët të aktivitetit turistik sesa parashikohej përpara dhe gjatë sezonit veror.
Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, paralajmëron se protestat përbëjnë një tjetër moment kritik që mund të ndikojë negativisht në industrinë turistike në vitin 2027.
Ai kërkon maturi politike dhe institucionale, duke theksuar se turizmi nuk mund të mbajë mbi shpatulla faturën e betejave politike. Sipas tij, investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë kërkojnë qetësi dhe siguri, ndërsa sektori që siguron të ardhura për qindra mijë familje ka nevojë për stabilitet.
Draftligji i ri i turizmit vendos rregulla për apartamentet dhe kontrolle mbi hotelet
Paralelisht me propozimin e Paketës Fiskale për rritjen e TVSH-së së akomodimit nga 6% në 10%, qeveria ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj të ri për turizmin, i cili parashikon detyrime të reja për regjistrimin, kategorizimin dhe raportimin e aktivitetit të strukturave akomoduese.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me apartamentet, vilat, banesat dhe dhomat që jepen me qira për qëndrime afatshkurtra, përfshirë ato që ofrohen përmes platformave elektronike të rezervimit.
Sipas nenit 48, këto njësi duhet të regjistrohen në portalin e-Albania përpara fillimit të aktivitetit dhe të pajisen me një kod unik regjistrimi. Regjistrimi është i detyrueshëm për çdo njësi veçmas, pavarësisht nëse menaxhohet individualisht apo nga një operator që administron disa prona.
Kodi unik duhet të afishohet në çdo ofertë, reklamë apo publikim, përfshirë platformat online të rezervimeve. Kriteret minimale, dokumentacioni dhe procedurat e regjistrimit do të përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për Turizmin.
Për hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese, projektligji parashikon detyrimin për të kërkuar certifikatën e kategorizimit brenda 30 ditëve nga regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Certifikata e klasifikimit do të ketë vlefshmëri tetëvjeçare, ndërsa strukturat do t’u nënshtrohen verifikimeve periodike për respektimin e standardeve.
Një tjetër dispozitë me rëndësi fiskale është detyrimi i sipërmarrësve turistikë për të deklaruar kapacitetin e shfrytëzimit të strukturave akomoduese. Për qëllime tatimore, ky kapacitet nuk mund të jetë më i ulët se niveli minimal që do të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, së bashku me periudhën përkatëse të shfrytëzimit.
Projektligji kërkon gjithashtu regjistrimin elektronik të klientëve dhe raportimin mujor të të dhënave për vizitorët dhe netët e qëndrimit, duke përfshirë edhe njësitë e akomodimit afatshkurtër.
Për ushtrimin e aktivitetit pa certifikatë kategorizimi parashikohen gjoba nga 20 mijë deri në 400 mijë lekë, sipas numrit të dhomave. Mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë i të dhënave statistikore dënohet me gjobë 100 mijë lekë./ Monitor
Të fundit
Shorti i Euro 2028/ Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët që mund të ketë përballë
16 November 2026, 11:56
Tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, ishte në “arrest në shtëpi”
16 November 2026, 11:51
Protesta nën kërcënimin e gjobave, Policia ndëshkon 23 qytetarë në Tiranë
16 November 2026, 11:40
Butrinti, biletat e hyrjes rriten me 200 lekë nga 1 janari 2027
16 November 2026, 11:28
Berisha komenton Asamblenë e PS-së: Fytyrat e tyre, secila më armiqësore se tjetra ndaj Padrinos
16 November 2026, 11:04
Koçeku dënon këngën serbe në Forumin e BE-së: Europa t’i kërkojë falje Kosovës!
16 November 2026, 11:01
Berisha: Lubia kishte hapur zyrë në SPAK, po amniston krimet elektorale të Ramës
16 November 2026, 10:42
Berisha nga SPAK: Sara Mila, një kriminele elektorale, të dorëzojë mandatin
16 November 2026, 10:30
Kosova ndalon tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti: Po marrim kundërmasa
16 November 2026, 10:26
Shpërthim me tritol në Tufinë, për herë të dytë brenda dy javësh në të njëjtin biznes
16 November 2026, 09:58
Irani kërcënon SHBA-në: Edhe Perandoria më e fuqishme mund të mposhtet!
16 November 2026, 09:56
Poll
16 November 2026, 09:40
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
16 November 2026, 09:30
Vrasja në Hot të Ri, arrestohet pas tre vitesh 23-vjeçari i shpallur në kërkim
16 November 2026, 09:17
Këmbimi valutor/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ç'ndodh me monedhat e tjera
16 November 2026, 09:02
Përleshje në burgun e Durrësit, një i dënuar plagoset me mjet prerës
16 November 2026, 08:46
Protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale
16 November 2026, 08:16
Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni
16 November 2026, 07:56
Kamerat kurth zbulojnë 7 specie të faunës së egër në Shebenik
16 November 2026, 07:39
Parashikimi i motit sot/ Reshje në gjithë vendin, në disa zona edhe shtrëngata
16 November 2026, 07:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 November 2026, 07:01
Sa më shumë cigare pini, aq më shumë rriten shanset për demencë
15 November 2026, 21:58
“Jemi në pikat e duhura”, Maran flet për ëndrrën e shqiptarëve për Europianin
15 November 2026, 21:45
Analiza e DW: A po zgjeron Kina praninë ushtarake në Azinë Juglindore?
15 November 2026, 21:32
Skandali/ Kënga serbe për Kosovën interpretohet në aktivitetin e Komisionit Evropian në Bruksel
15 November 2026, 21:13
“E dinim kualitetin tonë”, Uzuni flet pas triumfit ndaj Bjellorusisë
15 November 2026, 20:55
Fitorja ndaj Bjellorusisë vulos suksesin, kuqezinjtë kalojnë në Ligën B
15 November 2026, 20:06
Policia nis shoqërimet para Kryeministrisë, protestuesit: Polici e krimit
15 November 2026, 19:49
Kuqezinjtë nuk ndalen në Budapest, Hysaj shënon golin e dytë
15 November 2026, 19:29
15 nëntori sjell kthesë pozitive për këto 3 shenja të horoskopit
15 November 2026, 19:20
Një pajisje e vetme paralizoi trafikun ajror në SHBA, nën hetim kontraktori qeveritar
15 November 2026, 18:56
Vjen goli i parë në Budapest, Rey Manaj kalon Shqipërinë në avantazh
15 November 2026, 18:36
Sulmet me dronë afrojnë luftën te kufijtë e NATO-s, goditen tre anije pranë Rumanisë
15 November 2026, 18:23
Maran publikon formacionin ndaj Bjellorusisë, si rreshtohen kuqezinjtë në Budapest
15 November 2026, 18:06
Emri/ U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi!
15 November 2026, 17:32
Fjalimi i një socialisti pa emër në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste
15 November 2026, 16:33
Goditje për Kombëtaren para sfidës me Bjellorusinë, Muçi mbetet jashtë listës
15 November 2026, 16:14
Gjendet i pajetë brenda makinës 39-vjeçari në Paskuqan, detajet nga policia
15 November 2026, 15:36
Paradoksi i Lidl/ 100 mln euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
15 November 2026, 14:57
Gjendet e pajetë në lumin Devoll 85-vjeçarja, ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm
15 November 2026, 14:40
Bllokohet rruga nga rënia masive e gurëve, izolohen banorët e Thethit
15 November 2026, 14:20
Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale
15 November 2026, 14:02
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave
15 November 2026, 13:38
Kafeja dhe shëndeti, çfarë ndodh me trupin kur pini 3-4 filxhanë në ditë?
15 November 2026, 13:20
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit
15 November 2026, 13:00
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë
15 November 2026, 12:39
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK
15 November 2026, 12:22
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15 November 2026, 12:00
Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 mln euro kredi pa asnjë këst të shlyer
15 November 2026, 11:42
Sulm kibernetik gjigant në Francë, hakerët shënjestruan bazën e të dhënave të postës
15 November 2026, 11:33
Tre të arrestuar nga protesta e djeshme në kryeqytet, procedohen penalisht 18 të tjerë
15 November 2026, 11:09
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke ia refuzon
15 November 2026, 10:47
Nga arrat te tërshëra, pesë ushqime që përmirësojnë humorin
15 November 2026, 10:27
Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese
15 November 2026, 10:13
Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?
15 November 2026, 09:59
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
15 November 2026, 09:25
Sot Maratona e Tiranës me 5800 garues, ja rrugët e kryeqytetit ku nuk do të lejohet qarkullimi
15 November 2026, 09:10
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të diel
15 November 2026, 08:24
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 November 2026, 08:01
Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja
14 November 2026, 21:59
Dosja e 44 mijë metrave katrorë në Povelçë, pas 7 orësh gjykata vendos për të akuzuarit
14 November 2026, 21:39
Francë/ Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar
14 November 2026, 21:22
Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”
14 November 2026, 21:08
“Pa mua jeni një mut", Rama lëshon fyerje ndaj socialistëve, zbulohen prapaskenat e Asamblesë
14 November 2026, 20:41
Komunikatë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste
14 November 2026, 20:20
Aksident në Qukës–Prrenjas, dy makina dalin nga rruga, një i plagosur dërgohet në spital
14 November 2026, 19:38
Izraelitët dhe serbët e mbrojnë Shqipërinë e piktorit nga shqiptarët?!
14 November 2026, 19:21
“Do të lija dy fëmijë jetimë”, gruaja me kancer: Në Shqipëri nuk mora asnjë mjekim
14 November 2026, 19:00
Italiania rrëfen tmerrin në klinikën dentare në Tiranë: Protezat m’i ngulën me çekiç
14 November 2026, 18:40
Protestuesit qëllojnë me gurë Kryesinë e Kuvendit, disa të shoqëruar
14 November 2026, 18:20
Uji i lumit Gajnica merr ngjyrë të zezë, dyshime për shkarkime industriale
14 November 2026, 17:55
Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin
14 November 2026, 17:19
Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025
14 November 2026, 16:57
Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë
14 November 2026, 16:43
Aksident në Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje këmbësorin
14 November 2026, 16:24
Shtëpi falas për 10 vjet, Italia hap programin për banorët e rinj; Si mund të aplikoni
14 November 2026, 15:42
“Dorëheqje!”, studentët rikthehen para Ministrisë së Arsimit, refuzojnë dialogun me Ramën
14 November 2026, 15:22
“Unë për ty Skënderbeu, ti për mua Mamica”, ç'i tha Rama-Spiropalit në Asamblenë e PS-së
14 November 2026, 14:59
Rama tërhiqet nga përjashtimi i Spiropalit? Klosi: Është ende anëtare e PS-së
14 November 2026, 14:45
Votat në Kuvend, Rama mund të varet nga Tom Doshi nëse përjashtohet Spiropali
14 November 2026, 14:29
Asambleja e paranojës e terrorit dhe censurës!
14 November 2026, 14:07
Fronti i përbashkët kundër Ramës, Berisha ftesë Veliajt: Armiku i armikut tim, aleati im
14 November 2026, 13:56