Flash News

Ditari i Maxhorancës

Thellohet çarja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit

Thellohet çarja në PS, Xhafaj kundër Ramës për

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe ish deputetit Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste ka thelluiar përplasjen brenda Asamblesë Kombëtare të PS-së. 

Kundër këtij propozimi është shprehur ish-ministri Fatmir Xhafaj, një nga figurat e vjetra të socialistëve.

Mësohet se në pjesën e tretë të mbledhjes në Gjirin e Lalëzit, teksa janë diskutuar kërkesat e kryesocialistit për largimin e dy eksponentëve nga partia, Xhafaj ka mbajtur qëndrim kundër përjashtimit të tyre.

Sipas informacioneve, ai ka kërkuar që ndaj Spiropalit dhe Ndrecës, avoakti i Erion Veliajt të merren masa, por jo të shkohet deri në përjashtimin e tyre nga Partia Socialiste.

Mbetet për t'u parë nëse do të ketë edhe socialistë të tjerë që do të kundërshtojnë propozimin e kryeministrit.

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40