Flash News

Ditari i Opozitës

Rama kërkoi ta përjashtojë, Berisha: Elisa Spiropali nuk pati kurajën e deputetes Koçeku

Rama kërkoi ta përjashtojë, Berisha: Elisa Spiropali nuk pati

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste.

I pyetur nga qytetarët në FB në lidhje me kërkesën e Ramës për votimin e përjashtimit të Spiropalit, Berisha e krahasoi qëndrimin e saj me atë të deputetes Koçeku, duke thënë se kjo e fundit kishte treguar më shumë kurajë.

Sipas tij, ish-ministrja e Jashtme nuk pati kurajën të mbante qëndrim kundër kryeministrit në momentet e mëparshme, megjithatë, Berisha shtoi se është “më mirë vonë se kurrë” që Spiropali të shfaqë kritika ndaj drejtimit të PS-së.

Sali Berisha: Elisa Spiropali nuk pati kurajën, duhet ta them, nuk pati kurajën e deputetes Koçeku, por i dha votën Edi Ramës edhe atëherë kur nuk duhej ta votonte kurrë.
Natyrisht më mirë vonë se kurrë edhe ajo, dhe shpresoj që të ketë edhe deputetë të tjerë që në këto çaste kritike për vendin të rreshtohen në anën e qytetarëve.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40