Flash News

Ditari i Maxhorancës

I dolën kundër, Rama "çon në gijotinë" Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën

I dolën kundër, Rama "çon në gijotinë"

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe ish deputetin Plarent Ndreca.

Burime bëjnë me dije se kryeministri ka kërkuar që në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të hidhet në votim largimi i tyre nga partia.

Kërkesa është paraqitur gjatë mbledhjes që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit, ku socialistët janë mbledhur për të diskutuar organizimin dhe drejtimin e partisë.

Mbetet për t’u parë nëse anëtarët e Asamblesë do ta mbështesin kërkesën e kryesocialistit dhe cili do të jetë rezultati i votimit.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për arsyet e kërkesës së Ramës apo për qëndrimin që do të mbajnë Spiropali dhe Ndreca.

Kujtojmë se Elisa Spiropali ka mbajtur qëndrime kritike ndaj drejtimit të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama pas largimit të saj nga posti i ministres së Jashtme dhe ka shprehur rezerva për mënyrën e funksionimit të partisë dhe vendimmarrjen brenda saj. Ndërsa Plarent Ndreca është avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit.  

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40