Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë brenda makinës 39-vjeçari në Paskuqan, detajet nga policia

Gjendet i pajetë brenda makinës 39-vjeçari në Paskuqan,

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu” në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, viktima me inicialet D. D., banues në Paskuqan është konstatuar pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup, ndërsa automjeti ku u gjet rezulton në pronësi të vëllait të tij. 

Paraprakisht, dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por shkaku i saktë do të përcaktohet pas veprimeve hetimore.

 
Njoftimi i policisë: 

Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D, 39 vjeç, banues në Paskuqan.

Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40