Flash News

SPORT

Shorti i Euro 2028/ Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët që mund të ketë përballë

Shorti i Euro 2028/ Shqipëria në vazon e tretë, ja

Shqipëria e ka siguruar vendin në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2028, por ende mbetet e paqartë nëse kuqezinjtë do të bëjnë pjesë në një grup me katër apo pesë skuadra.

Ndërkohë, janë konfirmuar zyrtarisht të gjitha ekipet që do të jenë në vazon e parë dhe atë të pestë. Kjo do të thotë se Shqipëria do të ketë përballë të paktën një kundërshtar të fortë nga vazoja e parë, ku përfshihen emra si Anglia, Franca, Spanja, Gjermania, Italia dhe Portugalia.

Në vazon e parë bëjnë pjesë Anglia, Portugalia, Franca, Holanda, Spanja, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Italia, Greqia, Norvegjia dhe Kroacia.

Ndërsa vazoja e pestë përbëhet nga Malta, Azerbajxhani, Lituania, Andorra, Gjibraltari dhe Lihtenshtajni. Kjo vazo do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë vetëm nëse kuqezinjtë do të shortohen në një grup me pesë skuadra.

Shorti i kualifikueseve do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës së Veriut. Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për trajnerin Rolando Maran, i cili ka si objektiv dërgimin e Shqipërisë në Evropianin 2028.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40