Flash News

SPORT

“Jemi në pikat e duhura”, Maran flet për ëndrrën e shqiptarëve për Europianin

“Jemi në pikat e duhura”, Maran flet për ëndrrën

Shqipëria e mbylli me sukses aventurën në Grupin C1 të Ligës së Kombeve dhe ka siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B pas fitores 0-2 ndaj Bjellorusisë në Budapest.

Trajneri Rolando Maran vlerësoi paraqitjen e kuqezinjve, ku ka veçuar rezultatet e arritura, rekordet statistikore dhe rritjen e skuadrës gjatë ndeshjeve të fundit.

Në prononcimin pas sfidës, tekniku italian përgëzoi futbollistët për atë që kanë dhënë në këtë edicion, duke theksuar se Kombëtarja ka regjistruar rekord pikësh, ka shënuar shumë gola dhe ka pësuar pak. Ai u ndal edhe te futbollistët që kanë debutuar, duke e cilësuar këtë si një tjetër tregues pozitiv të rrugëtimit të skuadrës.

“Në fakt, komplimente për lojtarët. Sigurisht që është e vërtetë që janë disa fitore, edhe lojtarët që kanë debutuar, por edhe statistikat. Kemi rekord pikësh. Kemi shënuar shumë dhe kemi pësuar pak”, u shpreh Maran.

I pyetur nëse lojtarët kanë arritur të përvetësojnë idetë e tij, trajneri tha se kjo kërkon kohë, por nënvizoi se skuadra është përmirësuar ndjeshëm nga ndeshja në ndeshje.

“Në fillim të rrugëtimit nuk ke të mundur të perceptosh. Por me zhvillimin e këtyre ndeshjeve skuadra është rritur shumë”, deklaroi ai.

Maran komentoi edhe dëshirën e tifozëve shqiptarë për ta parë Kombëtaren në Kampionatin Evropian.

“Shqiptarët duan Europianin? Jemi në pikat e duhura dhe bëjnë mirë që e duan Europianin. Falënderoj edhe presidentin për besimin që më dha. I lumtur edhe për tifozët dhe mbështetjen e tyre”, përfundoi trajneri italian.


 

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40