Flash News

Kosova

1.6 kg k*kainë dhe asete mbi 300 mijë euro, arrestohet ish-ministri i Kulturës në operacionin e madh në Prishtinë

1.6 kg k*kainë dhe asete mbi 300 mijë euro, arrestohet ish-ministri i

Ish-ministri i Kulturës në Kosovë, Astrit Haraqija, është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Heshtja”, i zhvilluar kundër një grupi të dyshuar për trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në rajonin e Prishtinës.

Lajmi është konfirmuarnga avokati i tij, Korab Bokshi, i cili ka bërë të ditur se ka paraqitur ankesë kundër vendimit për ndalim.

“Po, është arrestuar. Kemi bërë ankesë kundër vendimit për ndalim”, ka deklaruar Bokshi.

Sipas avokatit, policia ka kryer edhe bastisje në banesën e Haraqisë. Ai ka thënë se ende nuk i di me saktësi dyshimet për të cilat po trajtohet klienti i tij, por ka lënë të kuptohet se arrestimi mund të ketë lidhje me operacionin “Heshtja”.

AI ka mohuar po ashtu që Haraqija të ketë lidhje me aktivitetin për të cilin po zhvillohen hetimet.

“Presim përgjigje për ankesën e paraqitur lidhur me vendimin për ndalim”, ka shtuar avokati.

Operacioni “Heshtja” u zhvillua më 14 nëntor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjatë aksionit u arrestuan gjashtë persona, ndërsa një tjetër u la i lirë në procedurë të rregullt.

Policia sekuestroi rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë dhe tableta të dyshuara ekstazie. Në kontrollet e kryera në disa lokacione u gjetën gjithashtu gjashtë automjete luksoze, rreth 16 mijë euro para të gatshme, ora të markave të shtrenjta, stoli ari, armë zjarri, municion dhe pajisje për paketimin e narkotikëve.

Vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të sekuestruara është llogaritur nga autoritetet në rreth 301 mijë euro. Vetëm kokaina e sekuestruar, sipas vlerësimit të policisë bazuar në çmimin e shitjes në tregun e rrugës, kap vlerën e mundshme prej rreth 111 mijë eurosh.

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40