Flash News

E-TJERA

Protesta nën kërcënimin e gjobave, Policia ndëshkon 23 qytetarë në Tiranë

 

Protesta nën kërcënimin e gjobave, Policia ndëshkon 23


Vijojnë gjobat ndaj studentëve dhe protestuesve që dalin në rrugë kundër qeverisë. Policia po zbaton urdhrat e përcaktuar në Aktin Normativ të miratuar nga qeveria Rama, duke vendosur masa administrative ndaj pjesëmarrësve në protesta.

Gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, Policia ka vendosur 23 gjoba për qytetarët që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj 23 personave janë plotësuar procesverbalet përkatëse, me argumentin se nuk iu janë bindur thirrjeve të përsëritura të efektivëve të Policisë për lirimin e rrugës.

Secili prej tyre është ndëshkuar me gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.

 

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40