Flash News

SPORT

“E dinim kualitetin tonë”, Uzuni flet pas triumfit ndaj Bjellorusisë

“E dinim kualitetin tonë”, Uzuni flet pas triumfit ndaj

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni është shprehur i lumtur pas fitores 0-2 ndaj Bjellorusisë pasi e konsideroi këtë përballje si një finale për kuqezinjtë.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, Uzuni vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe u shpreh se të gjithë lojtarët dhanë maksimumin për të marrë tri pikët.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të madhe sot, ka qenë një finale për ne. E dimë kualitetin tonë, erdhëm për të fituar dhe çunat kanë bërë një ndeshje të madhe”, u shpreh Uzuni.

Ai nuk la pa përmendur as tifozët shqiptarë, të cilët i cilësoi si forcën më të madhe të Kombëtares. Sipas tij, dy fitoret e fundit ishin plotësisht të merituara, ndërsa vlerësoi edhe lojën sulmuese të skuadrës.

“Tifozët kanë qenë forca jonë më e madhe. Të dy fitoret kanë qenë më se të merituara. Gjithmonë i marrim ndeshjet një nga një. Krijojmë më shumë raste tani përpara dhe të gjithë lojtarët japin maksimumin”, përfundoi ai.

Me këtë fitore, Shqipëria siguroi ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe një vend në fazën play-off të Euro 2028. Gjithashtu, kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë për shortin e eliminatoreve të Kampionatit Evropian, i cili pritet të hidhet në fillim të dhjetorit.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40