Flash News

Kosova

Kosova ndalon tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti: Po marrim kundërmasa

Kosova ndalon tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti: Po

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe, në përgjigje të vendimit të Serbisë për të mbajtur të bllokuara linjat ndërkufitare të tregtimit të energjisë.

Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar këtë të hënë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova po ndërmerr kundërmasa në sektorin energjetik, duke paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse Serbia nuk ndryshon qëndrim.

Masat e miratuara parashikojnë ndalimin e çdo forme të tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet me origjinë nga Serbia. Ndalimi përfshin blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë, si drejtpërdrejt, ashtu edhe përmes transitit apo rishitjes.

Kurti argumentoi se këto masa janë të nevojshme për t'iu përgjigjur bllokimit të linjave ndërkufitare nga Serbia dhe për të mbrojtur interesat e Kosovës në sektorin e energjisë.

Të fundit

Poll

16 November 2026, 09:40